“Qytetari dixhital denoncon korrupsion në bërjen e “planeve të sigurisë” për portet shqiptare, ndëshkimin e denoncuesit të korrupsionit dhe zëvendësimin e tij me vëllanë e deputetit Ndreu!”.
Denoncimi përcillet nga ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ja denoncimi i plotë i inxhinierit Mehmet Ypi
“I nderuari Z. Berisha mirdita,
Quhem Mehmet Ypi , jam Inxhinier Mekanik nga viti 1977. Kam punuar shume vite ne transportin detar, nga viti 2012 deri ne shtator 2014 kam qene Drejtor i Sigurise Detare ne Drejtorine e Pergjithshme Detare Durres. Jam pushuar nga puna pasi denoncova korrupsionin ne lidhje me pregatitjen e ‘Planeve te Sigurise’ per Portet Shqiptare. Krijova nje komision per berjen e tyre nga ana e jone si specialiste te sigurise detare, ne perputhje me Ligjin 168/2013. Kjo nuk u pranua nga Drejtori i Pergjithshem, Gazmir Tahiri, i cili ishte urdheruar nga Ministri i Transporteve, qe te miratonte nje Kompani Sigurije e cila me pas do merte persiper berjen e ‘Planeve te sigurise’ pa tender dhe me cmime astronomike, duke i zhvatur Porteve Shqiptare qindra mijra Euro.
Bashkengjitur po ju dergoj Padine qe une kam bere per Drejtorin e Pergjithshem Detar Z. Gazmir Tahiri deri me sot Prokuroria Durres nuk ka dhene asnje pergjigje (Jam thirrur vetem nje here nga Bukuroshe Dollaku Oficere Pol. Gjyq.) dhe mendoj se nuk duan te hapin padi, arsyeja eshte se projektuesi dhe zbatuesi i ketij korrupsioni eshte Ministri i Transporteve. Z. Haxhinasto te cilin e kam takuar personalisht ne qershor 2014 dhe i kath thene se ‘largimi i Shoqerive te vjetra te Sigurise nga tenderimi eshte nje veprim korruptiv dhe si i tille denohet nga ligji . Ky drejtues i larte i shtetit, te vetmen pergjigje qe diti te thote ishte se ‘mund ta denoncoja’. Me pas mua me pushuan nga puna dhe ne vendin tim vendosen nga rruga, z. Paulin Ndreu, i vellai i Deputetit Ndreu. Mesa jam ne dijeni vetem per te bere ‘Vleresimin e Rrezikut’ per Portin e Durresit (Gjysma e punes) i kane marre 100 000 euro.
Disponoj te gjitha dokumentat per te mbeshtetur denoncimin e bere, por mesa shoh kto qindra mijra euro nuk krahasohen me shifrat qe vjellin Ministrat. Nuk di nese mund te me ndihmoni
Me respekt
Mehmet Ypi”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/