Arrestohet biznesmeni dhe inspektori i Tatimeve, i fshehën shtetit 27 milion...

Arrestohet biznesmeni dhe inspektori i Tatimeve, i fshehën shtetit 27 milion lekë

134
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona. Një inspektor të Tatimeve dhe administratorin e një kompanie private import-eksporti të cigareve në kryeqytet . Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale respektivisht të “shpërdorimit të detyrës” dhe “fshehjes së të ardhurave” me pasojë fshehjen e të ardhurave të kompanisë nga shteti, në një shumë prej 27 milionë lekësh të reja. 

Sipas Policisë së Tiranës, në pranga përfunduan Petrit Hajdini, 63 vjeç, ish-administrator i kompanisë “Alb 01” dhe Neritan Dura, 28 vjeç, inspektor kontrolli operacional pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë. Policia njoftoi se për llogari të të njëjtit procedim është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e ish-inspektorit të Tatimeve E.H. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Hajdini dyshohet se i ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit, duke deklaruar të dhëna të rreme për organet tatimore në lidhje me shoqërinë e administruar prej tij. Përveç deklarimit të të dhënave të rreme, ai dyshohet për shkarkimin e faturave fiktive me qëllim fitimin material për vete dhe subjekte të tjera. Ndërsa inspektori Dura dhe E. H. dyshohet se kanë kryer kontroll fiktiv tatimor në kompaninë e Hajdinit, duke mos raportuar problemet e konstatuara. Nga veprimet e paligjshme mendohet të jenë fshehur të ardhura të paktën 27 milionë lekë të rinj, ndërkohë që po hetohet edhe për fshehjen e shumave të tjera.

Nga hetimet paraprake të Prokurorisë ka rezultuar se shoqëria në fjalë ka kryer lëvizje bankare në miliona euro, ndërsa nuk ka një qendër të ushtrimit të aktivitetit dhe as nuk ka deklaruar punonjës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY