Dje, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u ndaluan shtetasit, Petrit Hajdini, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish-administrator i një kompanie private dhe Neritan Dura, 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor Kontrolli Operacional pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. H., i cili ka ushtruar detyrën e Inspektor Kontrolli Operacional pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë (aktualisht i larguar nga detyra).
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria se Rrethit Gjyqësor Tiranë (Seksioni Task-Forcë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor ka rezultuar se shtetasi Petrit Hajdini në cilësinë e administratorit të kompanisë, me aktivitet tregtar import-eksport të mallrave të ndryshëm me shumicë dhe pakicë, në bashkëpunim edhe me disa subjekte të tjera, nëpërmjet deklarimit të të dhënave të rreme, dokumentacionit me të dhëna të rreme, shkarkimin e faturave fiktive me qëllim fitim material për vete dhe subjekte te tjera, i ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit ne vlera të konsiderueshme monetare.
Gjithashtu ka rezultuar se inspektorët e kontrollit të DRA, Tiranë, Neritan Dura dhe E. H., nëpërmjet mospërmbushjes së detyrës, duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar administratorin e kësaj kompanie Petrit Hajdini për përfitimin e vlerave të mësipërme.
Në bazë të nenit 180/3 i Kodit Penal për shtetasin Petrit Hajdini për “Fshehje të të ardhurave”dhe nenit 248 i Kodit Penal për shtetasit Neritan Dura dhe E. H. Materaialet, për “Shpërdorim detyre” i Kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/