SKANDALI/Nasip Naço ka firmosur letrën

SKANDALI/Nasip Naço ka firmosur letrën

83
0
Shares

Publikohen 3 dokumente, përmes të cilave konfirmohen akuzat e një biznesmeni sipas të cilit Ministri Naco ndikoi në prishjen e biznesit të tij në favor të një familjari të Ministrit.

Në dokumenta publikuar nga abcnews shihet qartë se me firmën e ministrit Nasip Naço në fund të qershorit 2012 i kërkohet Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë të ndërhyjë tek CEZ për t’i ulur 75 % të aktivitetit kompanisë së Venigjar Begajt, i cili refuzoi kushtin për t’i dhënë 80 % të aksioneve krushkut të ministrit.

Nisur nga ky urdhër i ministrit, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në bënë një tjetër shkelje, duke ndërhyrë me shkresë zyrtare në një biznes privat dhe i kërkon CEZ-it praktikisht të prishë kontratën me kompanin e Venigjar Begajt.

Drejtoria e Metrologjisë në atë kohë, shkoi edhe më tej duke i propozuar CEZ-it një kompani tjetër, e cila pak më vonë do të merrte pothuajse të gjithë biznesin e Kolaudimit të Matësve të energjisë elektrike. Për kërkesën e Metrologjisë, bazuar në urdhërin e ministrit, edhe drejtuesit e CEZ-it në atë kohë refuzuan kalimin e 75 % të punës tek një kompani tjetër, por më pas mbi bazën e presioneve, CEZ-I ndryshoi qëndrim.

Këto shkresa, të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë në atë kohë janë nënshkruar nga drejtori i atij institucioni Gledjon Rehovica sot deputet i LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë.

Në sqarimin e tij z.Nasip Naço lidhur me akuzat e Begajt thotë se si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në atë kohë, thotë nuk jam përfshirë në kontratat mes CEZ-it dhe kompanisë së Venigjar Begajt. Dhe se me ortakun e Begajt nuk ka lidhje gjaku. SiIgurisht krushqia nuk është lidhje gjaku, por kjo nuk e pengoj të jetë lidhje interesi. Por më i rëndë mbetet fakti që Ministri mohon të jetë i përfshirë në rastin e këtij biznesi. Edhe deputeti Gledjon Rehovica ka kundershtuar akuzat duke i konsideruar ato si shashka politike.

Një ditë më parë abc news solli denoncimin që ka bërë në prokurori një biznesmen, i cili pretendon se biznesi i tij u shkatërrua për shkak të presionit për t’I dhënë 80 % të aksioneve krushkut të ministrit Nasip Naço, atë kohë ministër ekonomisë, tregtisë dhe energjetikës. Biznesmeni Venigjar Begaj kishte një kontratë 3 vjeçare me CEZ-in për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike, por duke qenë se ky biznes prodhonte miliona lekë, atij ju kërkua që 80 % -i i këtyre milionave t’i kalonte njeriut që e kishin detyruar ta bënte ortak. Begaj nuk pranoi dhe menjëherë ndaj tij nisen penalizimet me urdhër të Nasip Naços dhe paralelisht u autorizua një kompani tjetër të merrte kontratën e Begajt.

Ndërkohë edhe një eksponent tjetër i LSI është përfolur në këtë histori. Spartak Braho deputet i LSI-së, koincidon në ditët kur nga detabezi i bizneseve të mëdha në Drejtorin e Përgjithshme të Tatimeve janë fshirë të gjitha detyrimet që CEZ ka ndaj kompanisë së Venigjar Begajt. Kjo e konstatuar nga inspektorët e tatimeve gjatë hetimit tatimor të bniznesit të kallëzuesit Begaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY