Pensionisti shqiptarë dënohet me 9 vjet burg për drogë në Hiroshima të...

Pensionisti shqiptarë dënohet me 9 vjet burg për drogë në Hiroshima të Japonisë

73
0
Shares

Një pensionist, shqiptar nga Kosova, banues në Gjermani, është dënuar me 9 vjet burg për trafik droge në Hiroshima të Japonisë. Kadrush P. nga Bad Salzlufen, siç shkruajnë gazetat gjermane, është shpallur fajtor nga një gjykatë e Hiroshimës për kontrabandë droge. Bekimi, njëri nga djemtë e Kadrushit thotë për gazetën “Ëest¬blatt”: “Jemi thellësisht të dëshpëruar. Nuk i kemi treguar asgjë nënës sonë të sëmurë”.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka konfirmuar rastin e dënimit të kosovarit. “Konsullata e Përgjithshme e Gjermanisë në Osaka është duke u kujdesur për personin në fjalë dhe qëndron në kontakt me të dhe me familjarët”, ka thënë një zëdhënëse, shkruan albinfo.

Kadrushi është arrestuar në muajin shkurt gjate një kontrolli doganor në Japoni, por gjykimi i tij është bërë së fundi. Djemtë e tij thonë se babai është manipuluar si korrier droge pa dijeninë e tij. Ai kishte marrë rrugën për në Japoni duke u besuar letrave me premtime për fitim shumash të parave, letra që dërgohen gjithandej dhe gjithmonë janë me përmbajtje të rrejshme.

“Babai merr prej vitesh letra me premtime të tilla nga e gjithë bota. Ne, çdoherë i thoshim që t`i injoronte dhe t`i hidhte ato në mbeturina sepse janë mashtrime”, thotë djali i tij, Agimi. Por, nga fillimi i vitit atij i ishte mbushur mendja top nga teksti i një letre të tillë, përcjell albinfo.ch. Aty shkruante se një japonez i pasur kishte vendosur që pasurinë e tij ta ndante me njerezit në nevojë në gjithë botën. Njëri nga këta njerëz “të zgjedhur” ishte edhe Kadrushi, të cilin në Japoni “e prisnin” 50 mijë euro.

Por vazhdojnë fëmijët e tij, rrugës në mes të Hongkongut dhe Shangajit, në njërin nga aeroportet, një grua ia kishte dhënë atij një çantë, ku gjoja kishte futur dhurata për gruan dhe fëmijët e tij. Pa shikuar fare, ai kishte shkuar në kontrollimin doganor me çantën në fjalë, në të cilën ishte gjetur drogë… Kadrushi kishte ardhur në Gjermani nga ish Jugosllavia para 45 viteve.

Deri në pension ai ka punuar në industrinë e tekstilit dhe jetonte me një pension prej 900 eurosh në muaj. Edhe vet i sëmurë nga zemra, nga muaji prill ai po kujdesej në shtëpi për gruan e tij Bedrijen 62-vjeçare. Ajo, pas dy goditjeve në tru ka nevoje per përkujdesje të plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY