Një tjetër bandë italo-shqiptare është goditur sot në vendin fqinj, një ditë pas operacionit që shkatërroi bandën e drogës finalizuar me 16 shqiptarë të arrestuar.
Mediat italiane raportojnë se banda, ndër më të fuqishmet shqiptaro-italiane trafikonte drogën nga Shqipëria përmes avionëve turistikë nga Shqipëria në Itali, organizata kriminale e drejtuar nga një familje shqiptare u godit paraditen e sotme. Autoritetet italiane bëjnë të ditur se operacioni i koduar Moonlight ka vënë në pranga 7 anëtarë të bandës italo-shqiptare, teksa janë sekuestruar mbi 470 kilogram drogë.
Gjatë operacionit të koduar ‘Moonlight’ u sekuestruan 500 gramë heroinë e pastër dhe 500 kg marijuanë, e cila e hedhur në treg llogaritej me një vlerë prej 5 milionë euro. U sekuestrua gjithashtu një avion që përdorej për transportit. Pjesë e bandës ishte një familje shqiptare që prej vitesh ishte në periferi të Milanos, e cila bënte planifikimet e transportit dhe mes kontakteve me pjesën tjetër të rrjetit bënte edhe shpërndarjen. Hetimet 2-vjeçare kanë zbardhur mënyrën e trafikimit e cila kryhej përmes avionëve turistike Cessna.
Droga e cila sipas autoriteteve lokale siguriohej në Shqipëri përmes çmimit të leverdisshëm, ngarkohej në avionët të cilët e dërgonin atë në itali, ku më pas transportohej drejt Piemontes dhe Lombardisë përmes automjeteve. Organizata mësohet se drejtohej nga një familje shqiptare e cila vendoste kontaktet me trafikantët në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/