Fermerët i ankohen Bashës: Fukarallëk i paparë, çmimi i plehrave 20 fish...

Fermerët i ankohen Bashës: Fukarallëk i paparë, çmimi i plehrave 20 fish më i shtrenjtë se në Itali

85
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me fermerët e Petovës në Fier, në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët!”.
Kryedemokrati Basha u njoh me shqetësimet e fermerëve që lidhen me çmimin e lartë të plehrave kimikë, mungesën e subvencioneve, mungesën e investimeve në kanalet kulluese dhe vaditëse, si dhe mungesën e tregut. Domatja, thanë tregtarët shitet nga fermeri me 200 lekë të vjetra ndërsa në Tiranë ajo arrin në 1000 lekë të vjetra, pasi kalon në 3 apo 4 duar. Kjo e bën jo vetëm shumë të lartë koston për konsumatorin, por ul shitjen e prodhimit dhe fermerëve u kalben produktet. Fermerët, i treguan Bashës se çmimi i plehrave në Shqipëri është më i lartë se në Itali dhe në vendet e rajonit. Ndërsa ai ka bërë të ditur se fshatarët do të paguajnë vetëm një taksë, atë të pronës.
Basha ka theksuar se të gjitha paratë që do të mblidhen nga taksa e pronës do të shkojnë për investime në kanale kulluese dhe vaditëse.
Pamundësia për të blerë plehrat kimik ka bërë që këtë vit të mos ketë prodhim i thanë banorët Bashës. Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar se në qeverisjen e Partisë Demokratike fondi për bujqësinë do të jetë shumë më i madh se sa në buxhetin më të lartë që ka pasur për bujqësinë. Taksat e ulëta do të jenë në qendër të politikave të Partisë Demokratike dhe 650 milionë eurot e taksave te larta, që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve do t’u kthehen qytetareve.

Bashkëbisedimi i Lulzim Bashës me fermerët


Fermer: Një pleh që është shumë i domosdoshëm për serat, në Itali është 20 euro këtu tek ne është 250 mijë lek. Në Kosovë një kuintal ure është tek 30 euro, tek ne është 70 mijë lek. Edhe mungojnë tregjet zoti kryetar, ne nuk kemi  një treg, nuk dimë ku ti çojmë. Ia dhe mikut, ia dhe shokut, nuk na i ke dhënë ne.
Basha: Taksa vetme për fshatin do të jetë taksa mbi tokën. Taksë tjetër nuk do të ketë. Taksë prej 350 lekë për dynym dhe taksë e tokës do të shpenzohet e gjitha për vaditjen dhe kullimin. Hapi i dytë është nafta pa akcizë, dhe hapi i tretë që do të ndërmarrim është ulja e çmimit për të gjitha imputet.
Rritja e taksave dhe mungesa e vendeve të punës  ka qenë një tjetër shqetësim i banorëve të Petovës. 
Fermer: Të hapen vende pune në radhë të parë, të marrin lekë ai që kërkon lekët e dritave e të gjithave. Ka hapur një vend pune ai? Ku ti gjej lekët unë ti jap unë atij.
Grua: Po lajmë me kazan, po pjek bukën me çerep, çfarë të them më. Fukarallëk i paparë dhe nuk e dimë si do të përfundojmë. Burrë i papunë, djali papunë, unë vetë papunë. Do thuash me ugaj, ugaj s’jep asgjë ne.  Sivjet nuk kanë zënë se po nuk u hodhe pleh ato nuk zënë.
Basha: Paratë që do ti dedikojmë për fshatin do të jenë shumë më shumë se ç’kemi dedikuar ne në vitin tonë më të mirë. Këta këtë vit 6 milionë dollarë. Se çfarë do të bësh me 6 milionë dollarë kujt do t’ia japësh më parë, gjysmën i marrin për vete. 650 milionë euro që i marrin këta sot me taksat e rritura ne do t’ia kthejmë njerëzve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY