Eduard Ndocaj: I thashë Ramës ti zgjidhte deputetët nga fundi, dhe kështu...

Eduard Ndocaj: I thashë Ramës ti zgjidhte deputetët nga fundi, dhe kështu erdhi!

50
0
Shares

Deputeti Eduard Ndocaj ka vijuar intervistat e tij ne mediat e Tiranes me nje prezantim tek “Te paekspozuarit” te Ylli Rakipit.

Rakipi: Ju nuk jeni prokuror, nuk jeni gjykatës, këtu ka ndodhur diçka dramatike, nuk u ndërrua një futbollist në lojë, këtu kanë rënë dy lista dhe ke kaluar ti.

Ndocaj: Dorëheqja e zotit.Arben Ndoka e ka dhënë vetë shpjegimin përse largohet dhe skam nevojë ta përsëris, rasti tjetër mendoj se duhet të presim gjykatën të japë një vendim. Ne kemi një drejtësi që mendojmë se funksionon, shpresojmë që do të funksionojë dhe mendoj atë ditë që njeriu të jetë i pa dënuar është i pafajshëm.

Rakipi: Dua të them një gjë të thjeshtë, dua një përgjigje siç e ndjeni ju. Ju mendoni se kryetari i partisë nuk i njihte këta njerëz që të mos kishin problem më pas, mund të ishit ju në listë dhe problemi ishte i9 zgjidhur?

Ndocaj: Duke qenë se nga mëngjesi jam edhe politikan mendoj se nëse thonë mos fol do flas më shumë, nuk kam përgjigje nëse e dinin apo nuk e dinin. Unë jam larguar nga Lezha që në moshën 14 vjeç. Lidhjet e mia me Lezhën kanë qenë nga 2005 e këtej dhe nuk arrij të perceptoj se cila është e vërteta, e dinte apo se dinte.

Rakipi: Deri në 1996 ne kishim një situatë ku vota vidhej në kuti, pastaj u moderua vjedhja dhe filluan me të fortët të rrëmbëjnë votat , është odise e gjatë.

Ndocaj: Në politikën italiane ka nja 5 vjet që po merrem dhe bashkëpunoj me Forza Italia me partinë e Berlusconit. Ishin bashkuar 3 parti dhe u rindanë Forza Italia është vetëm një. Partitë kërkojnë të zgjedhin për parlamentin e Italisë apo Parlamentin Europian apo Bashkitë dhe Komunat njerëz me intelektual, profesorë, jo njerëz që kanë lekë apo janë më të fortit është ndryshe nga këtu, politika shqiptare ka mbetur në vendnumëro se ne kemi 60 për qind që janë intelektualë dhe njerëzit e ndershëm hapësirat i kanë pasur shumë të vogla, politika shqiptare është katandisur në këto nivele, intelektualët që punojnë në Shqipëri nuk kanë mundësi për të përballuar një garë politike. Intelektualët janë katandisur për copën e bukës dhe ky është turp i madh se Parlamenti ka nevojë për avokatë, juristë, ekonomistë, intelektualë, jo për njerëz kush e ka makinën më të shtrenjtë apo kostumin.

Rakipi: Thoni se ka politikanë që duhet hedhur në koshin e plehrave?

Ndocaj: Politika shqiptare e 25 viteve është totalisht për tu larguar, njeriu shprehet edhe nga emocionet e momentit. Politika shqiptare ka bllokuar mirëqënien e popullit, ekonominë, sigurinë, sepse ka funksionuar në anën e kundërt. Politika shqiptare duhet reformuar në një mënyrë apo në një tjetër. Mendoj se në çdo zgjedhje tani e mbrapa politika shqiptare duhet të zgjedhë njerëz që e duan këtë vend dhe bëjnë diçka jo njerëz që deri tani kanë ngrohur karriget dhe 5 apo 6 deputetë kanë përdorur foltoren e parlamentit.

Rakipi: Ju keni shkruar këto gjëra ndaj e keni emrin i 6?

Ndocaj: Jam i gëzuar edhe pse e kisha emrin i gjashti se mendoj se aty më takonte, bile në një takim që patëm me zonjën.Kodheli i thashë që Kryeministri ti zgjedhë deputetët nga fundi dhe kështu erdhi.

Rakipi: Si ndodh kështu?

Ndocaj: Është vetë AND e shqiptarit dhe e kemi të theksuar.

Rakipi: Keni qënë kritik ndaj LSI dhe kryetarit Meta, mendoni se politikani Meta ka mbaruar punë me këtë vend?

Ndocaj: Kritikat e mia kanë qenë në qarkun e Lezhës se pas 23 qershorit Lezha iu dorëzua LSI dhe socialistët me deputetët që ishin në lista që do të arrinin parlamentin. Iu dorëzua LSI dhe ashpërsia ime ndaj kësaj lëvizje ka qenë se po shikoja qytetin që degradohej dita-ditës dhe mendoj se ishte një vendim i duhur që morën që mos të fitojë LSI në qytetin e Lezhës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY