“Ndërtuesit të vilave të Edi Ramës në Dardhë dhe në Durrës, Agron Papulit, po i ecën mirë biznesi, dhe investimi që ka bërë për luksin e Edi Ramës, po i kthehet sot disafish. Para se të marrte Jaguarët me xhama të zinj, makinat e sheikëve, te dyqani i Papulit, afera 2 milionë euroshe, Edi Rama i ka dhënë atij edhe 1 miliardë e 247 milionë lekë për blerje ambulancash”.
Ky është denoncimi i deputetes së PD-së, Eleina Qirici.
Duke publikuar edhe një dokument zyrtar që, sipas saj “tregon se Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar te ndërtuesi personal i Ramës pothuajse gjithë fondin limit, për blerje ambulancash. Ky duhet të jetë rasti i vetëm në botë ku në fillim kryeministri përcakton dyqanin ku do blihen mjetet, pastaj nis procedura”.
Për deputeten e PD-së, “korrupsioni thellohet çdo ditë sipas skemës së Edi Ramës, ku nuk ka tender, nuk ka garë, nuk pritet kush ofron më pak. Paratë bëhen gati e shkojnë te miqtë e tij. Edi Rama është sot kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe sipas dokumentit të punës së OSBE ai zotëron 200 milionë euro pasuri”.
Sipas Qiricit, “Është e qartë mënyra se si mund të bësh biznes në Shqipëri sot. Ndërto dhe fali një vilë Edi Ramës, ai të jep miliardat. Ky korrupsion masiv i shtrirë në çdo zyrë, kjo mënyrë e të bërit biznes me paratë e shqiptarëve po sjell varfëri e skamje, dhe rënie pikiatë të ekonomisë së vendit, siç bëri të ditur edhe Banka Botërore në raportin e fundit ku Shqipëria ka përkeqësim dramatik, zbritje me 35 vende duke qenë sot të fundit në rajon dhe për disa tregues të fundit në botë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/