Sërish seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Pretekst për debatin është bërë problemi me foninë në sallën e Kuvendit, e si pasojë vonesa në fillimin e seancës. Teksa nisi diskutimin për vendimin e Këshillit të Ministrave për makinat me qira për qeveritarët, deputetja demokrate Jozefina Topalli tha se “kësaj qeverie po i plasin çdo ditë skandale”.
“Kur ka ndodhur që kryeministri të ketë 8 makina? A e kemi ne luksin që të kemi makinat më luksoze? Këtu bëhen skandale hapur. Ne nuk kemi qenë më të kulluarit, por nuk guxonte kush të merrte koncesione për familjarët e miqtë e tij. Ndërsa sot djali i Leskajt merr me koncesion hekurudhën. Po kështu kryeministri përsëri në Hong Kong për ekspozitë. Me paratë e kujt shkon. Shqipëria është lënë në dorën e Papulit dhe Carapulit. Kush mendonte në qeverisjen tonë të merrte një tender a koncesion për fëmijët e tij? Ku po shkojmë kështu? Keni bërë 28 tenderë në 22 muaj. Shkoni mor në spitale dhe shikoni se si rrinë njerëzit si qen. Ka më turp se ajo që po ndodh sot në Parlament? Hyn njëri si socialist dhe del si demokristian”, tha Topalli.
Por ndaj këtyre akuzave ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla, i cili tha se ish-kryetarja e Kuvendit duhet të flasë për abuzimet që ka bërë vetë.
Në përgjigje të kësaj ndërhyrje, sërish ka reaguar Topalli e cila, midis të tjerave u shpreh se “ka ardhur koha që shqiptarët t’u kapin dhe t’u flakin jashtë të gjithë prej zhelesh.
Debatet në Kuvend
Jozefina Topalli: Kur ka ndodhur që kryeministri të ketë 8 makina? A e kemi ne luksin që të kemi makinat më luksoze? Këtu bëhen skandale hapur. Ne nuk kemi qenë më të kulluarit, por nuk guxonte kush të merrte koncesione për familjarët e miqtë e tij. Ndërsa sot djali i Leskajt merr me koncesion hekurudhën. Po kështu kryeministri përsëri në Hong Kong për ekspozitë. Me paratë e kujt shkon. Shqipëria është lënë në dorën e Papulit dhe Carapulit. Kush mendonte në qeverisjen tonë të merrte një tender a koncesion për fëmijët e tij? Ku po shkojmë kështu? Keni bërë 28 tenderë në 22 muaj. Shkoni mor në spitale dhe shikoni se si rrinë njerëzit si qen. Ka më turp se ajo që po ndodh sot në Parlament? Hyn njëri si socialist dhe del si demokristian
Taulant Balla: Ne do ti nxjerrim publikut sot tenderin që ka bërë zonja për foninë e Kuvendit. E kërkove si tender gjerman dhe ke marrë këtu një gjë të shkatërruar. 534 mijë km ka bërë zonja aty. Ne kemi vetëm një faj, për hir të bashkëjetesës me opozitën, administrate e Kuvendit nuk ka bërë atë që të të çojë ty në prokurori. Të na bësh ti të ndershmen. Keni parë ndonjë vend të Botës të harxhojë kryetarja e Kuvendit 780 mijë euro naftë në vit. Ka marrë dietën zonja muaj për muaj 1.4 milion lekë që gjasme banonte në Shkodër dhe rrinte në Bllok. Për punën e fonisë e di Jozefina se në ç’hotel a restorant e ka negociuar. Flet kjo që merr në telefon gazetarin dhe i thotë do ta sqarojmë personalisht. Kërkoi falje publikisht gazetarit. Një nënë i thotë një djali të ri kështu?
Jozefina Topalli: Ka dy vjet që kam marrë një vendim, burrat që janë nën 150 cm të gjatë nuk i kthej përgjigje. Qeveria e 1 milion shuplakave është në dimrin e vetmisë së madhe. Ngrihuni në këmbë ju nën 150 cm, tu shohim mirë dhe pastaj flisni. Para pak vitesh kur isha kryeparlamentare, njërit i kam thënë përmes rojeve që ta kapin për zhelesh e ta nxjerrin jashtë. E kam thënë shumë para kohe. Sot është koha që shqiptarët tu kapin për zhelesh e tu nxjerrin jashtë.
Taulant Balla: Kjo zonja që sapo foli ka histori të trishtueshme në jetën e vet dhe e kuptoj shumë mirë sa herë që flet. Shqiptarët i dinë historitë e institutit të misrit. Ti ke një problem të madh se edhe në partinë tënde nuk të duan më. Mbaj Saliun se Luli nuk të do.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/