20 pyetjet e Spartak Brahos për serverin e tatimeve

20 pyetjet e Spartak Brahos për serverin e tatimeve

78
0
Shares

Drejtues të lartë të tatimeve, ekspertë të grupit të auditit, deputetë e prokurorë janë përfshirë në një komplot për të implikuar drejpërdrejt ish-drejtorin e IT për anomalitë që shfaqi sistemi i serverit tatimor në nëntor të vitit 2013, deklaroi sot ne Parlament ish-Kryeministri Berisha.

Pyetjet përfundimtare, me natyrë tendencioze, që prokurori i çështjes i ka bërë ish-drejtorit të IT, rezulton se janë hartuar pikë dhe presje nga Ahmet Prençi (Drejtori i Hetimit Tatimor), Ermal Beqiri, Olsi Karapici dhe Spartak Braho (personi që ia ka nisur më pas prokurorit J.Z), sipas ekspres.al.

1.Përse nga ana juaj nuk u kundërshtua grupi i auditit të Ministrisë së Financave nëse vlerësonit se s’duhet të futeshin në ambientet e serverave dhe në sistem?

2.Përse nuk informuat me shkrim Drejtoren e Përgjithshme për shqetësimet që kishit lidhur me auditin dhe probleme të tjera që keni ngritur më pas?

3. Përse nuk informuat me shkrim Drejtoren e Përgjithshme në lidhje me problemet e konstatuara më dt 18.11.2013 (referuar deklarimeve për ndryshimin e datave)?

4. Përse nuk e informuat titullaren e institucionit për problematikat e hasura më datën 21.11.2013?

5. Përse dorëheqja me shkrim e bëre nga ana juaj e bërë më datën 18.11.2013, është regjistruar në protokoll me datën 20.11.2013. Kush ishte arsyeja e dorëheqjes?

6. Kush lejohet të futet në serverat e sistemit të informacionit, kush janë procedurat për tu futur tek këta servera, çfarë rregullash ka të parashikuara për këtë qëllim?

7. Si kanë qenë kushtet e sigurisë fizike dhe teknike të ambjentit ku janë serverat?

8. A ka procedurë të sigurimit të të dhënave (Bekap) në raste sulmesh apo ndërhyrjesh në sistem. Çfarë aktesh rregullojnë këtë procedurë?

9. Kush i ka krijuar vpn-të dhe cili ka qenë qëllimi i tyre, kur janë krijuar dhe kujt i takojnë? Cila është procedura për krijimin e tyre? Sa është periudha që duhet të jenë aktive vpn-të?

10. Cila është procedura e ruajtjes së logeve (ndërhyrjeve) në ruterin qendror dhe pse është aplikuar transferimi i tyre në adresën tuaj private?

11. Përse keni lejuar përdorimin e kredencialeve (user, pasëord) të sistemit tek më shumë se një person?

12. A keni përdorur dokumentacion teknik që rregullojnë funksionimin e sistemit dhe serverave?

13. A ka ndodhur që në ambientet e serverave dhe në servera të jenë futur persona që nuk jane pjesë e stafit të IT në DPT?

14. A ka ekzistuar në DPT një sektor i specializuar për sigurimin e të dhenave? Nëse po në çfarë periudhe? Po në kohën që keni ushtruar funksionin e Drejtorit a ka funksionuar kjo strukturë?

15. A keni patur herë tjetër ndërhyrje në sistem, nëse po kur? Çfarë masash keni marrë?

16. A ka mundësi Drejtoria e IT të ndryshojë kredencialet (pasëordet) në sistem në menyrë të pavarur nga kompanitë kontraktore që kanë ndërtuar sistemin? A keni marrë ju në dorëzim sistemin nga këto kompani?

17. A duhet të ekzistojë procesi i fshirjes së të dhenave në sistem? Nëse po në cilat raste? Kush janë procedurat për këtë rast?

18. A janë konstatuar anomali në pasqyrimin e shitjeve dhe blerjeve në sistem? A i evidenton sistemi këto anomali?

19. A ka ekzistuar në IT një server auditi? A ka qenë aktiv gjate gjithë kohës?

20. A keni dijeni për procedurat e implementimit të sistemit të ri informativ për të cilën është çelur kredia 1.5 milion euro? Si ështe zhvilluar tenderi për 20. këtë qëllim dhe kush e ka marrë në dorëzim, kush e ka testuar, kolauduar dhe në çfazë është tani ky projekt?

21. Sipas deklarimeve publike të datës 26.11.2013 është thënë se një kopje e sistemit informativ të Tatimeve ndodhet në një vend tjetër të sigurte. A keni dijeni se cili ështe ky vend dhe personat që kanë dijeni për këtë fakt?

22. A lejohet marrja e bekapeve nga personeli i IT dhe nxjerrja e këtyre të dhënave jashtë institucionit? A i keni shoqëruar ju specialistët e auditit të Ministrisë së Financave në dhomën e serverave me punonjësit tuaj, Robert Shahini, Sokol Ibraj dhe Andi Agaraj për të monitoruar punën e tyre në dhomën e serverave dhe a keni mbajtur procesverbale për këto veprime?

emaili

Faksimile e emailit me pyetje per IT e tatimeve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY