Spiunazhi tatimor me grupe të FRESSH

Spiunazhi tatimor me grupe të FRESSH

51
0
Shares

Në grupin e agjentëve tatimorë por kësaj here në formën e spiunazhit tatimor duket se janë përfshirë grupe të FRESSH, organizatës rinore të Partisë Socialiste. “Nje lukuni e tere agjentesh tatimor, çuna krimi, FRESSH-iste spiune tatimore, jane versulur ne menyren me armiqesore nga 1 shtatori gjer sot mbi biznesin e vogel por dhe biznesin e madh jo qeveritar”, shkruan ish-Kryeministri Berisha.

Sipas tij, ne thyreje te te gjitha ligjeve te inspektimit dhe kodit tatimor, bandite me funksione zyrtare ne tatime, polici dhe FRESSH-iste spiune realizojne kontroll pas kontrolli, vendosin gjobe mbas gjobe tek i njejti biznes gjersa ai paguan ryshfetin qe i kerkohet.

Nderkohe, me bizneset e klaneve te tij, Edi Rama po plaçkit diten dhe naten me thase, kamione dhe tren pasurite publike te shqiptareve, shpjegon Berisha.

“Keshtu, klanet e mafiozeve, kontrabandistve te Edi Rames, te perfaqesuar nga sivllau Kokedhima, simotra Nushi, Papul e Carapul, Leskaj, Shyter etj etj po grabitet me kontrabande, evazion fiskal, tendera, koncesione, nafta, hekurudhat, ilacet, se paku 300 milone euro vetem kete vit. Asnje kompani e huaj serioze ne dy vite te qeverise se “aleances se qelbesirave” nuk eshte vendosur ne Shqiperi. Jane larguar nga vendi qindra kompani te huaja dhe nje kapital prej mbi 3 miliarde dollare”, deklaron ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY