Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka qënë sot në Fier por në një moment ndërsa takonte tregtarët i shoqëruar nga Enkelejd Aliebaj, një grua fliste dhe qante. Ajo u fokusua nga kamerat ndërkohë që një grup tregtarësh të zemëruar e kishin rrethuar Bashën.
Ajo po i tregonte Bashës se si e kishin gjobitur: Tregtare: Më kanë vënë një gjobë 500 mijëshe kot fare. I thash ti je spiun e çfarë mund të bësh tjetër. Me dokumente në rregull me të gjitha.
Ndërkohë një tregtare tjetër i ka thënë se pse nuk mblidhen njerëzit si për armët kimike, pasi kjo është më keq: “Ka filluar reprezalja. Kam falimentuar sepse dyqani është në emër të vajzës. Burri im ka që në ‘92 me licencë taksie dhe është pa punë. Kam harxhuar 30 mijë euro të marrë kredi në bankë për operacion në zemër dhe jam pa kemp sepse me thonë të funksionojnë valvulat mirë. Që të funksionojnë mirë duhet të paguaj 200 euro në muaj. I kam nisur letër ministrit të Shëndetësisë dhe me ka thënë ik te Sigurimet. Merret domatja me liste? Ku vajtën 600 milionë euro? Pse nuk mblidhet populli siç u mblodh për armët kimike se s’ka më shkatërruese se çfarë po bëjnë këta sot me biznesin e vogël”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/