Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të cilat sjellin një rritje të ndjeshme të nivelit të gjobave PëR BIZNESET. Vendimi është publikuar sot, ndërsa hyn në fuqi pas 15 ditësh, pra në 12 nëntor.
Ndër masat kryesore që forcohen nga këto ndryshime janë:
-10 fishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;
-Gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;
-Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;
-E drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;
-Ndalimi I shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime
-Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore
-Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë. monitor
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/