Shembja e stadiumit “Qemal Stafa”, do të nisë në Janar të 2016 dhe pikërisht aty do të ndërtohet edhe stadiumi i ri.
I gjithë procesi parashikohet të zgjasë rreth gjashtë muaj, periudhë gjatë se cilës Kombëtarja do të jetë në Francë, e angazhuar në finalet e Kampionatit Europian.
Projekti mbetet i njëjti me atë që Federata e Futbollit ka paraqitur disa muaj më parë. I dizajnuar nga italianët, impianti parashikohet të ketë 22 mijë vende dhe të jetë i mbuluar. Sipërfaqja e ndërtimit do të jetë 43 mijë metra katrorë. 8 mijë metra do të shfrytëzohen si njësi komerciale, ndërsa 4 mijë metra do të jenë në dispozicion të federatës për ambiente dhe zyra.
Projekti i stadiumit ndiqet nga një kullë e lartë, e cila do të shërbejë si restorant. Ndërtimi i plotë i stadiumit pritet të përfundojë në vitin 2018.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/