Gjatë qëndrimit në SHBA në kuadër të Konferencës Parlamentare për Inteligjencën dhe Sigurinë, Kryetar i Kuvendit, z. Ilir Meta është pritur ne takime të veçanta nga kongresmenë amerikanë.
Z. Ilir Meta u takua me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongres, Kongresmeni Pette Sessions, me të cilin u diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, rritja e shkëmbimeve parlamentare dhe ofrimi i ekspertizës së Kongresit Amerikan përmes Librarisë së Kongresit për çështje të hartimit të ligjeve dhe zbatimit të kushtetutshmërisë, marrja e eksperiencës për shërbimet e Kuvendit dhe rritja e transparencës së veprimtarisë parlamentare.
Kryetari i Kuvendit, z. Meta u prit në takim edhe nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongres, kongresmeni Ed Royce, me të cilin u bisedua për çështje të politikes së jashtme dhe të sigurisë, roli i Shqipërisë në NATO dhe kontributi në misionet paqeruajtëse, roli i Shqipërisë në rajon si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin, roli i shqiptarëve në rajon për rritjen e komunikimit mes vendeve dhe perspektiva e integrimit.
Më tej, gjatë vizitës Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit nga Kryetari i Nënkomisionit për Evropën në Kongres, kongresmeni Dana Rohrabacher, nga kongresmeni, z. Eliot Engel, dhe ish-sekretarin e “Homeland Security”, Michael Chertoff.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/