Kufiri detar Shqipëri-Greqi drejt arbitrazhit ndërkombëtar

Kufiri detar Shqipëri-Greqi drejt arbitrazhit ndërkombëtar

108
0
Shares

Përcaktimi i kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë fillimisht do të jete produkt i negociatave dy paleshe. Por nëse nuk arrihet dakordësi mes grupeve negociatore, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka deklaruar në një takim me studentë të Universitetit të Tiranës se çështja do te shqyrtohet nga Arbitrazhi Ndërkombëtar. Në një leksion me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, mbi politikën e jashtme të Shqipërisë, kreu i diplomacisë nënvizoi se Shqipëria luan një rol stabiliteti në rajon. I pyetur mbi krijimin e Asociacionin e Komunave në Kosovë, Bushati tha se ndjeshmëritë janë të mëdha dhe se dallimet zgjidhen përmes dialogut. Një ndër sfidat kryesore të politikës së jashtme shqiptare është integrimi në BE. Sipas tij, çelja e negociatave për anëtarësim varet drejtpërdrejt nga reforma në sistemin e drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY