FOTO & EMRAT – OPERACIONI “ENIGMA”/ Dy vëllezër nga Shijaku kapo në...

FOTO & EMRAT – OPERACIONI “ENIGMA”/ Dy vëllezër nga Shijaku kapo në Itali, paratë i investonin te “Lagja e Çobenjëve”

583
0
Shares

Dy vëllezër nga Shijaku janë kapot e bandës së drogës që u shkatërrua sot në Itali, në kuadër të operacionit në bashkëpunim me policinë shqiptare koduar “Enigma”.
e1_copy_1Ndërkohë që policia shqiptare nuk preferoi të jepte detaje duke theksuar se operacioni është ende në vazhdim e sipër, mediat italiane kanë zbardhur historinë e trafikut, që në qendër ka dy vëllezër nga Shijaku, Altin dhe Emiljano Hajri.
e2I pari që hyri në Itali në vitin 2000 ishte Altin dhe më pas e ndoqi edhe Emiljani. Në Padova të dy vëllezërit bien në kontakt me trafikanët e drogës. Të dy tregojnë aftësi të shkëlqyera krahasuar me bashkëkombësit e tyre, të cilët, si e treguan arrestimet e mëparshme, binin kollaj në rrjetën e policisë. Vëllezërit Hajri spikatën në këtë rrugë.
e4Në tetor të vitit 2012 hetuesit zbuluan një nga vendet e fshehta në të cilat ishin 15 kilogramë heroinë. Nga hetimet u zbulua se droga i ishte dhënë Armando Sherkos, i cili pasi e kuptoi se ishte zbuluar iu drejtua Altinit për ndihmë.
e4Kushëriri i vëllezërve, Fortuz Hajri vepronte si “ambasador” i organizatës në Padova. Emiljano është vëllai i dytë dhe kreu i organizatës, datëlindja  ’88, është shumë i zgjuar, i aftë dhe i respektuar dhe ka punuar për vite me Altinin.
e5Tregtia e drogës prodhonte miliona euro fitime për çdo ngarkesë, pagesat bëheshin në dorë, në mënyrë që të shmangej gjurmimi dhe dërgoheshin në Shqipëri me korrierë.
Në Itali trafikantët mbanin një profil të ulët, në Shqipëri, ndërkohë që pasuria investohej në Shqipëri.
lagja cobenjve_copy_1Të arrestuarit paratë i sillnin në Shqipëri me korrierë dhe i investonin në zonën e tyre në Shijak që njihej edhe me emrin “Lagja e Çobenjëve”.
Nga pala shqiptare, sot u bë arrestimi në Tiranë i shtetasve Gentian Muçollari dhe Klevis Sena. Ndërkohë, më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë, dhe 21 urdhër-arresti të lëshuar nga policia italiane, është bilanci i Operacionit “Enigma”.
Njëkohësisht janë sekuestruar 5 automjete, si dhe dy laboratorë ku përpunohej droga.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe disa pasuri të patundshme mes të cilave një vilë trekatëshe prej 450 metra katrorë, një kompleks prej 10 mijë metrash katrorë në Durrës, përfshirë një hotel dhe sallë dasmash. Vlera e këtyre pronave kalon shifrën e 10 milion eurove.
Po në Shqipëri janë sekuestruar tre mjete për paketimin e drogës, një furgon, një motor, dy navigatorë satelitorë, 51 aparate celularë, një thikë.

Emrat e të arrestuarve në kuadrin e Operacionit “Enigma”

Nga policia shqiptare


shqiptaretGentian, MEÇOLLARI , 31 vjeç.
Klevis  SENA , 26 vjeç

Nga policia italiane


karabinieretKastriot, RIZAJ , 34 vjeç.
Hajri, BALLA 52 vjeç.
Algen BUSHI, 32 vjeç.
Martin SINANI, 32 vjeç.
Alket PLAKU, 38 vjeç.
Ermal DORDA, 30 vjeç .
Durim VISHKURTI , 35 vjeç .
Sokol ÇOTA, 39 vjeç.
Ardit, KURTI 32 vjeç.
Fisnik KUÇI, 30 vjeç
Shahin MEÇOLLARI, 28 vjeç
Armando SHERKO , 29 vjeç
HAXHIAJ Gerald, 28 vjeç
Erion CULLHAJ 27 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY