Premtimi për ulje drastike të taksave nga lideri i opozitës Lulzim Basha ka vënë në lëvizje qeverinë. Ministri i Mirëqënies Blendi Klosi ka paralajmëruar një zonë të lirë të biznesit edhe pse e vogël që pritet të jetë pa taksa pas daljes së një ligji të posacëm.
Te gjithë personat qe zanatin e ushtrojnë ne mënyrë te fshehte, do te regjistrohen si biznese, por te përjashtuar nga taksat, ka deklaruar ministri Klosi. Kështu per rrobaqepësit, marangozët, mekaniket, berberët qe punojnë në ambiente shtëpie do te ketë një ligj te posaçëm qe i mbron. Ligji për zejtaret qe do te miratohet se shpejti, synon mbrojtjen e zanateve dhe stimulimin e tyre.
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, gjate nje aktiviteti me biznesin turk, deklaroi se qeveria synon te stimuloje zhvillimin e zanateve, arsimin profesional dhe te ule dembelizmin përmes reduktimit te pagesës se papunësisë. Tregu i punës në Shqipëri sot ka nevoje per rreth 26 mije punëtore te kualifikuar ne zanate te ndryshme
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/