Basha në Fier: Ekonomia në pikiatë, Rama luks të shfrenuar në Hong...

Basha në Fier: Ekonomia në pikiatë, Rama luks të shfrenuar në Hong Kong

61
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha vijoi turin e takimeve sot në Fier. Në një takim me tregtarët e këtij qyteti ai u tha atyre se qeveria po shton pasurinë e vet ndërsa ekonomia është në depresion. Këtu Basha iu referuar raportit të Bankës Botërore.
“Ndërkohë që Edi Rama është në luks të shfrenuar në Hong Kong, BB thotë se Shqipëria ka rënë në pikiate, ekonomia është në depresion. Kam ardhur të ndajmë jo vetëm revoltën për shkopin arbitrar që godet qytetarët ndërsa janë duke u shtuar në mënyrë marramendëse pasuria e oligarkëve në qeveri. 30 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit në një muaj kanë shkuar për të shtuar pasurinë e qeveritarëve. Shkaku i varfërisë është kërbaçi, politika e padrejtë e taksave”, tha kreu i demokratëve.
Basha kishte disa premtime për fierakët nëse në 2017-ën fiton zgjedhjet parlamentare.
“Ulja me e madhe e taksave duke nisur me tatim fitimin uljen me 6 %. Bizneset do të paguajnë vetëm 9 % tatim fitimi. Rreth 500 milionë lekë që merr qeveria nga taksat e rritura dhe që përfundojnë në xhepat e tyre do t’ia kthejmë ekonomisë për të hapur vende pune si prioriteti ynë më i madh, për të krijuar më shumë mundësi për biznesin dhe për ti dhënë frymëmarrje ekonomiste. Do të rrisim tavanin e biznesit të vogël në 120 milionë lekë. Do të ulim çmimin e energjisë duke ulur me 15 % TVSH për biznesin dhe me 19 % për konsumatorët. Do të ulim çmimin e naftës duke ulur 240 lekë taksën e qarkullimit. Falim pa kushte të gjitha kamatëvonesat e energjisë”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY