80-90 për qind e azilkërkuesve të refuzuar kthehen tani vullnetarisht në vendet e tyre, konfirmon një zëdhënëse e Ministrisë së Brendshme në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë për Deutsche Wellen. Sidomos azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor i peshojnë tani mirë avantazhet dhe disavantazhet e qëndrimit me çdo kusht. Nëse ata presin derisa të dëbohen, ata marrin një vulë në pasaportë, që i pengon të hyjnë përsëri në Gjermani.
Nëse shqiptarët, kosovarët apo boshnjakët kthehen vullnetarisht, atëherë ata nuk e marrin këtë vulë me pasoja. Fakti që ato ndalohen të hyjnë përsëri pas kryerjes së dëbimit të detyruesheëm, është arsyeja kryesore që ato kthehen vullnetarisht, thotë Gerd Lienig i zyrës së këshillimit për kthimin e refugjatëve në Stutgart. Vetëm në kryeqytetin e landit Baden-Württemberg janë larguar nga Gjermania rreth 250 refugjatë. Tendenca është në rritje. Shumica e tyre në drejtim të Evropës Juglindore. Sepse kush vjen nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk ka asnjë shans për të kërkuar azil.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/