VENDIMI I QEVERISË/Faturat aforfe të energjisë për të gjitha qytetet dhe fshatrat

VENDIMI I QEVERISË/Faturat aforfe të energjisë për të gjitha qytetet dhe fshatrat

98
0
Shares

Me një vendim të miratuar në dhjetor të 2013 e botuar në fletoren zyrtare vetëm në janar të 2015 janë përcaktuar vlerat e faturimit aforfe të konsumatorëve familjarë. Vendimi vlen për të gjithë ato familje të cilat nuk janë pajisur me matës të energjisë. Ndërsa për familje me matës të dëmtuar faturimi aforfe do të aplikohet vetëm për 2 muaj.

Vlerat e faturimit janë të ndryshme për qytete dhe fshatra të ndryshëm. Vlera më e madhe e llogaritur është për Tiranës si në qytet ashtu edhe në fshat ndërsa ajo më e vogla është për Librazhdin, Gramshin, Skraparin, Dibrën dhe Bulqizën.

Bie në sy që vendimi nuk ka marrë parasysh të ardhurat e qarqeve ndërsa ka vendosur cmimet e faturimit aforfe. Qarku i Kukësit ka të ardhura për frymë më të ulëta në të gjithë vendin ndërkohë që faturimi është më i lartë se Skrapari, Librazhdi, Korca etj.

Tabelat më poshtë pasqyrojnë sasinë e kilovatëve që shpenzohen aforfe. Cmimi llogaritet duke shumëzuar çmimin për një kilovat me sasinë e kilovatëve. Ta zëmë në Tiranë çmimi për familjarë me aforfe është 600 kv xcmimi 1.3 leke=7800 leke pa llogaritur tvsh që i shtohet kësja shume.

Më poshtë janë tabelat e faturimeve në kv:

kesh faturat aoforfe

kesh faturat aforfe 1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY