Prifti i kishes ortodokse “Shën Maria” ne Elbasan, At Nikolla Marku ka paditur në Prokurorine e Pergjitheshme Kryepeshkopin e Kishes Irtodokse Autoqefale te Shqiperise, Anastas Janullatosit.
Akuza e tij për hierarkun përmbledhe aktivitete të Janullatos që sipas Markut përbëjnë aktivitet armiqësor ndaj Shqipërisë.
Padia përmban 12 akuza:
1- Ndryshime në Statusin e Kishës Ortodokse pa bazë ligjore dhe teologjike
2- Shkelje të statusit kishtar në favor të shovinizmit grek duke bërë propogandë të hapur dhe të fshehur në favor të Vorio- Epirit
3- Liturgji meshtare në gjuhën greke
4- Ndërtim i Sinodit të Shenjtë jashtë Statusit të vërtetë të kishes ortodokse shqiptare
5- Ndërtim dhe restaurim i kishave në stilin grek
6- Bashkëpunim i ngushtë me qeveri të ashtuquajtura Vorio Epir
7- Bashkëpunim i ngushtë me parti ultranaziste greke Agimi i Artë
8- Qarkullim Financash dhe pastrim parash për biznese dhe ndërtim kinse kishash (financime të dyshimta)
9- Mungesë transparence për origjinën e financimit të institucionit kishtar
10- Përfshirje e drejtpërdrejtë në glorifikim të viktimave të ushtrisë greke gjatë luftës italo-greke
11- Shkelje e sovranitetit territorial, manipulim dhe deformim i traditës historike shqiptare në lidhje me Kishën Ortodokse Shqiptare
12- Lobing kundër imazhit të vërtetë të republikës së Shqipërisë dhe historisë kombëtare fetare në bashkëpunim me partinë e Bashkimit të Drejtave të Njeriut, shoqatën “gomonia” si dhe lobin greko-amerikan me në krye Nikolas Geixh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/