Trajneri Gianni De Biasi ka kërkuar me ngulm që Adnan Jonuzaj që luan me përfaqësuesen e Belgjikës të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare, por gjithmonë ka hasur në refuzim të vazhdueshëm nga babi i lojtarit, i cili nuk i ka kthyer përgjigjur trajnerit italian.
Traineri italian i kombetares shqiptare ka folur në emisioni ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, duke zbuluar të vërtetën e çështjes Januzaj.
“Problemi me Januzaj ishte se ne nuk arrinim të flisnim dot personalisht me atë, por çdo gjë duhet më parë ta diskutonim me babain e tij. Me të atin e Januzaj nuk kam arritur të flas asnjëherë. I kam dërguar shumë mesazhe, por nuk mu përgjigj asnjëherë. Në fakt ia kam dërguar në disa gjuhë për të kontaktuar”.
“I kam dërguar mesazhe në shqip, në frëngjisht dhe në anglisht, por në asnjë nga këto gjuhë nuk më është përgjigjur. Mendoj se kjo është një gjë vërtet e trishtueshme, sepse së paku ai mund të përgjigjej dhe të thoshte që Januzaj nuk do të vijë me ne, por të paktën do të merrnim një përgjigje. Mjaftonte që të më thoshte “Zoti De Biasi ose De Biasi shkurt, djali im nuk do të luaj për Shqipërinë, kaq”, tregoi De Biasi gjate intervistës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/