Kosova dhe BE kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizimin duke i vendosur për herë marrëdhëniet kontraktuale. Marrëveshja është nënshkruar nga Kryeministri Isa Mustafa, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini, Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn.
Për nënshkrimin e MSA-së ka njoftuar Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, i cili është edhe njëri nga nënshkruesit e marrëveshjes, përmes një postimi në Twitter.
Çollaku, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e ka quajtur moment historik.
Eurodeputetja Tanja Fajon e ka vlerësuar këtë marrëveshje si “hap historik drejt BE-së dhe një ditë e madhe për Kosovën”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/