Hekurudha Leskaj merr me vete mandatin e Valentinës

Hekurudha Leskaj merr me vete mandatin e Valentinës

69
0
Shares

“Bashkë me naftën e me mallrat e tjera, dhe me pasagjerët për 25 vite me radhë, hekurudha Ballsh-Fier-Vlorë do të marrë me vete edhe mandatin e deputetes Valentina Leskaj, nënkryetare e Kuvendit”.
Paralajmërimi është bërë sot nga Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili ekskluzivitetin që sipas tij, Edi Rama i dha djalit të nënkryetares së Kuvendit, nuk është vetëm një korrupsion i pastër e ndarje privilegjesh, por njëkohësisht është shkelje e rëndë e ligjit.
“Ky fakt përbën shkelje flagrante të ligjit nr. 9367, datë 07. 04. 2005 ‘Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, i ndryshuar’.
Neni 24 i këtij ligji, parashikon shprehimisht se personat e lidhur me deputetin, fëmija madhor i një deputeti nuk mund të lidhë kontratë ose nënkontratë me asnjë institucion publik.
E zezë mbi të bardhë.
Pika 1 e nenit 21 shprehimisht përcakton, ‘Asnjë individ, kur ky njësohet me një zyrtar në njërin nga funksionet e përcaktuara nga ligji (ku përfshihet edhe deputeti), nuk mund të lidhë kontratë apo nënkontratë me asnjë institucion publik’.
Ndërkohë pika 3 e nenit 24 parashikon se, ‘Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarin, (deputetin) zbatohen edhe për personat e lidhur me të, ku sipas ligjit përfshihet edhe fëmija në moshë madhore (pika 1 e nenit 24)’”, rendit shkeljet ligjore Arben Ristani.
Për Sekretarin e Përgjithshëm i PD-së, sërish Edi Rama ka standardin e tij të dyfishtë.
“Po pavarësisht këtij ndalimi, Edi Rama ka standardin e tij të dyfishtë dhe kur vjen puna te miqtë e tij, ligji pushon së ekzistuari. Ndaj ai lidhi kontratë me djalin e Valentina Leskajt”.
arben ristani 22Duke ju rikthyer shkeljeve ligjore, në varësi edhe të mandatit që mban, në shkelje edhe të Kushtetutës, Arben Ristani njofton nismën më të fundit të PD-së, sipas së cilës që sot do të kërkohet nga Kuvendi, mbarimi i mandatit të deputetes Valentina Leskaj.
“Nga dita që hekurudha Ballsh-Fier-Vlorë mori emrin hekurudha Leskaj, nënkryetarja e Kuvendit është në shkelje të ligjit, është në papajtueshmëri me ligjin, çdo ditë që mban mandatin, çdo ditë që paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë.
Nga dita e dhënies së këtij koncesioni zonja Leskaj është në shkelje të Kushtetutës, ku neni 71 i saj parashikon rastin e papajtueshmërisë së mandatit.
Partia Demokratike do të paraqesë sot në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të deputetes Leskaj.
Partia Demokratike nuk do të lejojë shkeljen e ligjit dhe do ta çojë deri në fund këtë çështje”, përfundon deklarat e Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY