Berisha fiton gjyqin me Fiks Fare

Berisha fiton gjyqin me Fiks Fare

65
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka fituar në procesin gjyqësor përballë drejtorit të emisionit “Fiks Fare” në Top Channel, Filip Çakuli. Padia civile për shpifje u ngrit në shkurt të këtij viti nga Filip Çakuli që kërkonte si shpërblim për fjalët e ish-kryeministrit në parlament vetëm 1 lek.

Kjo për shkak se Berisha në muajin shkurt tha në parlament se emisioni “Fiks Fare” kishte nisur një investigim për naftën, por që më pas e kishte mbyllur. Sipas Berishës, Çakuli është “gjobaxhi”, dhe se deklarata e bërë në parlament është transmetuar drejtpërdrejt në TV. Por gjykata vendosi ta pushojë çështjen me argumentimin se nuk ka gjetur konsumimin e veprës penale të shpifjes në deklaratat e Berishës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY