BE ua lehtëson jetën qytetarëve të vet, heq pagesat “roaming”

BE ua lehtëson jetën qytetarëve të vet, heq pagesat “roaming”

55
0
Shares

Nëse je një udhëtar i shpeshtë në vendet e Evropës është me leverdi të mbash një numër telefoni nga këto vende pas vendimit të BE për të shfuqizuar shërbimin “roaming”.

Cdo qytetar evropian prej dje mund të falsë me telefonin e vet në të gjithë Europën me koston e bisedave brenda vendit.

Shfuqizimi i shërbimit “roaming” për përdorimin e internetit, telefonave apo mesazheve brenda shteteve të Unionit, u miratua më në fund nga Parlamenti Europian, pas marrëveshjes së arritur më herët në muajin qershor.

Pas shumë kontesitmesh, me reformen e re , anëtarët e Parlamentit duan që të shmangin atë që konsiderohet si “mankthi i personave” të cilët kur ktheheshin në shtëpitë e tyre pas udhëtimeve jashtë shtetit, gjendeshin përballë faturave shumë të shtrenjta telefonike, shkruan topchannel.

Deputetja liberal-demokrate, Catherine Bearder u shpreh se një nismë e tillë, mbi të gjitha do t’i bëjë udhëtimet edhe më të lehta. Lajmi u mirëprit nga shumica e anëtarëve, megjithatë edhe kontestimet nuk munguan. Disa pretendojnë se kompanitë celulare do të kërkojnë ta nxjerrin sërish fitimin e tyre që merrnin nga shërbimi “roaming”, duke e bërë thjesht me rritje të përgjithshme në tarifat që ata ofrojnë.

Për Komisionin Europian ndryshimet e reja në tregun e telekomit do t’i japin fund “faturave të shtrenjta telefonike dhe sigurisht nuk do të reduktojnë buxhetin tuaj teksa jeni me pushime”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY