Rama një lolo, shpifjet që sajon nuk e shpëtojnë shkarjen e PS...

Rama një lolo, shpifjet që sajon nuk e shpëtojnë shkarjen e PS drejt Metës

59
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka quajtur shpifje sajesat, sipas tij, të Edi Ramës për takime Berisha – Meta. Sipas Berishës, këto sajesa nuk e shpëtojnë shkarjen e PS-së, drejt Ilir Metës.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Të dashur miq, Edi Rama, kryeministri pa qeveri është bërë lolo. I ngërthyer nga moria e akuzave për afera të mëdha korruptive si ÇEZ dhe seria e aferave të tjera të ministrave të tij, Beqes, Ahmetit, Nikollës, Kodhelit, Canit, të cilët pohojnë se fituesin e çdo tenderi për Nushin, Carapulin, Papulin etj., etj., i cakton vet Rama, ka mobilizuar papagajtë e tij për të stisur takime të bashkëkryetarit të tij Meta me Berishën pasi beson se me trillime të tilla do mund të shpëtojë rrokullisjen e shpejtë të PS drejt Metës dhe të justifikoje mungesën e qeverisë. Thjesht, edhe për këtë, fajin e ka Saliu!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY