Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Preshevë, dështon “bashkëpunimi” Rama – Vuçiç, shkollat shqipe pa tekste bojkotojnë mësimin

26/10/2015
Preshevë, dështon “bashkëpunimi” Rama – Vuçiç, shkollat shqipe pa tekste bojkotojnë mësimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth një vit pas premtimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama në vizitën e tij në Preshevë, shkollat shqipe, paralajmërojnë bojkot të mësimit, për mungesën e teksteve në gjuhën shqipe.
Duke “i besuar” homologut Vuçiç, Rama garantonte në nëntorin e viti 2014, “që ai personalisht (Vuçiç) dhe qeveria serbe do të angazhohen personalisht për përmirësimin e infrastrukturës shkollore”.
Por, rreth një vit pas këtij premtimi, shkollat fillore dhe të mesme që mësojnë në gjuhën shqipe në Preshevë, kanë vendosur që nesër të bojkotojnë orën e parë të mësimit, pasi arsimi në gjuhën amtare, nuk po respektohet ashtu siç është i garantuar me ligjet dhe Kushtetutën në fuqi.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.
Në një komunikatë për media të dalë nga kjo mbledhje thuhet se në shkollat që mësojnë gjuhën shqipe ende nuk ka arritur donacioni prej 103,222 tekste mësimore nga Republika e Kosovës. Ato tekste sipas komunikatës kanë mbetur të bllokuara që nga data 10. 09. 2015 në doganën e Preshevës.
“Deri tani Këshilli Kombëtar Shqiptar i është drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe përfaqësive ndërkombëtare, për zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme dhe komplekse. Por nuk ka pas gatishmëri institucionale dhe vullnet politikë që në mënyrë serioze të zgjidhet mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe e aq më pak për lirimin e teksteve nga dogana”, thuhet më tutje në komunikatë.

Premtimi i Edi Ramës, rreth një vit më parë në Preshevë
edi rama, presheve
“Nga ana tjetër, jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që ju keni këtu në Luginë për tekstet shkollore dhe e dimë edhe fondin e ndihmës së akorduar, bashkë me qeverinë e Kosovës, por kjo është shumë pak. Për këtë arsye bashkë me Kryeministrin Vuçiç, jemi fokusuar tek domosdoshmëria për ta parë me sy kritik gjendjen e infrastrukturës arsimore në Luginë dhe cilësinë e arsimit, kuptohet dhe tekstet. Do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Serbisë, do të bashkëpunojmë edhe me përfaqësuesit këtu që kjo situatë të ndryshojë. I kam kërkuar shprehimisht Kryeministrit të Serbisë, nëse duhet ta thosha këtu me zë të lartë që ai personalisht dhe qeveria serbe do të angazhohen personalisht për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe spitalore e për t’i dhënë fund odisesë së papranueshme të gjithë nënave të reja që për të lindur fëmijët duhet të ikin me dhjetëra e dhjetëra e dhjetëra kilometra larg. E shprehimisht më ka thënë ‘Po’. Shpresoj dhe besoj që ta mbajë fjalën se pastaj nuk dua që kur t’i them nuk e mbajte fjalën, të thotë është provokim”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

27/03/2026
Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

ARBËR HOXHA SHËNON NË MINUTËN E 42. SHQIPËRI-POLONI 1-0

26/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

Reshje dëbore në disa zona të vendit, cilat rrugë janë zbardhur

27/03/2026
Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

Aksident pranë Ring Center në Tiranë, përplasen një kamion dhe një automjet

27/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

26/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.