Njihen online, shqiptari përdhunon invaliden

Njihen online, shqiptari përdhunon invaliden

58
0
Shares

Një shqiptar 28-vjeçar është dënuar me 7 vjet burg nga gjykata e Londrës, pasi ka përdhunuar një femër invalide. Shqiptari i dënuar, sipas mediave vendase quhet Gentjan Faqolli dhe ishte emigrant i parregullt në atë vend. Hetimet kanë treguar se ai me viktimën u njohën online. Pasi kishin kohë që bisedonin virtualisht dhe përmes telefonit, ata ranë dakord të takoheshin.

Shqiptari e takoi gruan 39-vjeçare në shtëpinë e saj dhe e përdhunoi 3 herë. Ngjarja daton 18 marsin e këtij viti. Gruaja kishte refuzuar dhe i ishte lutur të mos abuzonte me të, por kërkesa nuk iu mor parasysh.Prokurori ka theksuar se gruaja ishte invalide, por manifestonte edhe probleme mendore. “Ky ishte një përdhunim në trajtën e një horrori të vërtetë. Faqolli injoroi lutjet e viktimës që ai të ndalonte teksa e sulmoi”, citon media për median oficeri i policisë britanike që hetoi ngjarjen, Paul Barham.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY