Ndërsa flitet se refugjatët sirianë mund të kalojnë nga shteti grek në vendin tonë, në Korçë është përcaktuar vendi se ku do të mbahen ata.
Në prag të dimrit, kur Shqipëria pritet të jetë vendkalimi kryesor i sirianëve, ish-reparti ushtarak në Kapshticë do të shërbejë si kamp për ta.
Një godinë e braktisur prej vitesh pritet që t’u ofrohet atyre si strehë, ndërsa sipas të dhënave kapacitetet e saj janë për të paktën 500 persona.
Pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme për përcaktimin e hartës për ndërtimin e kampeve për këta refugjatë, autoritetet vendore kanë marrë masat e para, ndërsa më tej do të punohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe ushqimin e tyre.
Shqipëria është e përfshirë në projektet e rrugës së refugjatëve përgjatë periudhës së dimrit. Në pikën 13 të konkluzioneve të minisamitit europian në Bruksel që u mbajt dje me vendet e Ballkanit, flitet për “ngritjen e një ekipi operacional të FRONTEX në kufirin e jashtëm tokësor të Greqisë me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërinë, me fokus për të kontrolluar daljet, por dhe regjistrimin e refugjatëve dhe emigrantëve të paregjistruar ende” në shtetin helen. Ekipi do të përbëhet nga 400 veta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/