KQZ vendos: “Cowboys”-i i Lezhës deputet në Parlament

KQZ vendos: “Cowboys”-i i Lezhës deputet në Parlament

123
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të vendosur pasuesin e deputetit të dorëhequr Arben Ndoka.
Pas disa debateve, anëtari i KQZ-së, Denar Bibaj ka propozuar Eduart Ndocajn, i njohur si “cowboys”, si pasues i Arben Ndokës në Parlament.
“I kalon në kontekst parlamentit, kandidati Eduart Mark Ndocaj”, ka thënë kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi.
Sipas listës shumë-emërore të PS-së për këtë qark, radha për të marrë mandatin i takonte Ndrec Dedajt, i cili aktualisht është kreu i Bashkisë së Mirditës. Por Dedaj ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen.
Anëtari i KQZ-së, Denar Biba tha se për këtë arsye mandati kalon tek emri tjetër që është Eduart Ndocaj.
“Ndrec Ndue Dedaj tani është kreu i bashkisë Mirditë. Dedaj ka deklaruar se nuk jep dorëheqjen si kryebashkiak. Nuk mund të kandidojmë Dedajn për deputet”, ka thënë Biba.
Nga ana tjetër anëtarët e djathtë në KQZ janë shprehur se Ndrec Dedaj nuk mund të marrë dy mandate por kanë kërkuar që deklarata për mospranimin e mandatit nga ana e tij të shqyrtohet nga Kuvendi.
“Çështja është nëse kërkesën e Dedë Ndrecës e shqyrtojmë ne apo komisioni i Verifikimit të Mandateve në Kuvend. Unë mendoj se këtë çështje duhet ta shqyrtojë pikërisht ky Komision në Parlament dhe jo ne”, u shpreh Hysen Osmani.
Pas debateve, KQZ ka vendosur të pranojë deklaratën e Dedajt duke rrëzuar aktin për dhënien e mandatit atij. Anëtarët e djathtë në KQZ kanë votuar pro kalimit të mandatit tek Dedaj, ndërsa kryetarja dhe 3 anëtarët e majtë kanë votuar kundër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY