Koncesioni i hekurudhës, qeveria pranon: Tenderi u shpall vetëm me një konkurrent

Koncesioni i hekurudhës, qeveria pranon: Tenderi u shpall vetëm me një konkurrent

113
0
Shares

Qeveria ka dhënë shpjegimet e saj lidhur me tenderin për hekurudhën Ballsh-Vlorë i cili është fituar nga i biri i nënkryetares së Parlamentit, Valentina Leskaj.

Sipas transparenca.al procedurat e dhënies së tenderit janë kryer konform ligjit ndërkohë që pranon se ka pasur vetëm një ofertues.

“Në datën
30 korrik 2015, pas hapjes së ofertave për projektin nga Komisioni i Dhënies së Koncesionit, rezulton vetëm një ofertues. Në përfundim të vlerësimit të përputhshmërisë me Dokumentet Standarde të Konkurrimit, rezultoi se bashkimi i përkohshëm i operatorëve “Alb-Star” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k., përmbushte kapacitetet dhe kualifikohet për fazën e mëtejshme”, thuhet në njoftim e qeverisë.

Në vijim qeveria sqaron se “procedura konkurruese për koncesionin e rehabilitimit të segmentit hekurudhor Fier-Ballsh; Fier-Vlorë, ka qenë e hapur dhe konform kuadrit ligjor. Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë botimin për ftesën për ofertë në datën 8 qershor 2015, dhe ky konkurrim ka qenë i hapur deri në datën 30 korrik. Fituese është shpallur oferta e vetme që erdhi nga bashkimi i kompanive “Alb-Star” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k.”.

Më poshtë janë disa të dhëna kronologjike në lidhje me procedurat e këtij koncesioni. Por edhe nga këto të dhëna publikuar prej qeverisë bie në sy se e vetmja kompani e interesuar për konscensionin më shumë se një vit para garës është ajo që ka fituar koncesionin. “Në datën
15 shtator 2014 subjekti “Alb-Star” sh.p.k. ka depozituar në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës (MTI) kërkesën për fillimin e procedurave koncesionare, për marrjen me koncesion të së drejtës së vënies në funksionim të rrjetit të transportit hekurudhor në linjat Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë”.

Kërkesa nga kompania ka kaluar cdo burokraci dhe është në brenda të gjitha afateve ligjore gjë që rrallë ndodh me administratën shpesh të paaftë në institucionet e qeverisë.

“MTI ka ngritur Komisionin e Veprimeve Përgatitore, i cili ka shqyrtuar kërkesën e subjektit dhe i ka dhënë Autoritetit Kontraktor 6 muaj kohë për hartimin e studimit të plotë të fizibilitetit.

Në datën 18 maj 2015, pas miratimit të studimit të fizibilitetit “Për dhënien me konçension të segmentit hekurudhor Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë”, Komisioni i Dhënies së Koncesionit, i paraqet Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës relacionin e hartimit të Dokumenteve Standarde të Procedurës Konkurruese, në zbatim të Ligjit nr. 125/2013 dhe VKM nr. 575/2013” shpjegohte nga zyra e shtypit e qeverisë.

hekurudha faksimile

Ne foto, faksimile e shpjegimeve te qeverise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY