650 milion lekë të reja është shuma totale që Kastriot Ismailaj ka përfituar nga kompania çeke CEZ shpërndarja, në formë pagesash për punën që kompania e tij DIA ka kryer për llogaritë çekëve.
Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët kontabël, pas verifikimit dhe studimit të materialeve e shkresave që disponon prokuroria në lidhje me hyrje daljet e kompanisë DIA, tashmë llogarit e së cilës janë sekuestruar.
Sipas ekspertëve, në zbatim të dy kontratave mes DIA-së dhe CEZ-it, kjo e fundit brenda pak muajve i ka kaluar në llogarinë bankare Ismailajt rreth 650 milionë lekë të reja.
Po ku kanë shkuar këto para, që prokuroria nuk i ka gjetur në llogaritë bankare të cilat janë të bllokuara!?
Në raport, ekspertët thonë se rreth 110 milion lekë të reja Ismailaj i ka tërhequr në “cash” nga bankat e ndryshme dhe një pjesë nga kjo shumë është përdorur për udhëtime dhe pushime në resorte të ndryshme.
Rreth 750 mijë euro nga parat e CEZ-it, ekspertët thonë se Ismailaj në fillim të vitit 2013 ka paguar studion ligjore gjermane që përfaqëson atë në Arbitrazh. E për të vënë në lëvizje këtë të fundit, Ismailaj ka paguar rreth 300 mijë euro si pagesë për nisjen e procedurave të procesit gjyqësor në Gjykatën e Arbitrazhit.
Në raport thuhet se rreth 335 milion lekë nga parat e CEZ-it janë tërhequr nga bashkë-ortaku i tij te kompania DIA, shtetasi Arjan Laçi. Një shumë prej rreth 300 milion lekësh, kompania DIA ka paguar në llogarit të kompanisë nga Durrësi me emrin “Nereida” në formë detyrimesh për punët që kompania durrsake kishte kryer.
Gjithashtu, sipas raportit kompania me ku ishte bashkëpronar Agron Çela tashmë deputet i LSI-së në Shkodër, ka përfituar rreth 165 milion lekë. Pasi kompania DIA kishte bërë blerjen e disa motorëve në kompanin e Çelës, që në kohën e pagesave nuk ishte deputet.
Më pas, një shumë prej 65 milion lekësh, ekspertët thonë se nga DIA e kanë përfituar kompania e vëllezërve Petrit e Vilson Ahmeti, ky i fundit ish-kryeministër i Shqipërisë në vitin 1991-‘92. Këto pagesa, janë arsyetuara si detyrime që kompania DIA i kishte kompanisë së vëllezërve Ahmetaj, të cilët kishin pregatitur material e projekte për kompaninë DIA.
Ndërkohë një kompani e vogël në kryeqytet, sipas ekspertëve ka përfituar një shumë prej 60 milion lekësh, shumë për të cilën nuk ka ndonjë arsyetim apo argumentim nga kompnia DIA. Ekspertët thonë se Ismailaj, pavarësisht prishjes së kontratës me kompaninë CEZ-shpërndarja ka vazhduar të paguaj detyrimet tatimore dhe taksat ndaj shtetit deri në dhjetor të 2012.
Gjithashtu, ekspertët kanë konstatuar se nga 2010 deri në 2012 Ismailaj ka paguar detyrime në shtet për rreth 120 punëtor, që realisht në asnjë rast nuk I ka pasur deri në këtë shifër.
Këto pagesa, sipas ekspertëve, Ismailaj i ka bërë për të rritur faturat e pagesave dhe harxhimeve në Arbitrazh, ku ka dorëzuar padinë në fund të muajt janar të 2013 kundër CEZ- shpërndarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/