Informacione të reja vijnë nga operacioni që u zhvillua në portin e Durrësit, për të cilin një natë më parë nga policia u tha se u sekuestrua 700 kg kanabis, nisur nga Bushati me destinacion Milanon. Në njoftimin e sotëm, policia bën me dije se sasia e lëndës narkotike të sekuestruar ishte plot 1 ton, në një kamioni të ngarkuar me dru dhe drogë.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rruge operative së një sasi e madhe lende narkotike ishte përgatitur të trafikohej për ne Itali nëpërmjet një kamioni që transportonte lënde drusore, nga Policia Kufitare dhe Sektori Kundër Narkotikeve është organizuar dhe zhvilluar operacioni antidroge i koduar ‘Poker’. Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, i shtetasve të mëposhtëm: Albert Doku, 51 vjeç, Ervin Pëllumbi, 36 vjeç dhe Gani Bushati, 55 vjeç, lindur dhe banues në Bushat njofton policia. Bushati, sipas saj, është personi i tretë i arrestuar, ndërkohë që dy të tjerët ishin njoftuar që dje fill pas operacionit se u arrestuan nga policia.
Kapja në flagrancë . Sipas policia më datë 25.10.2015, rreth orës 17:30, në vendin e quajtur vija e dytë në P. K. K. Porti Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin me targë TR 8201 R dhe trailer me targë TR 1681 T, me drejtues mjeti shtetasin Ervin Pëllumbi dhe pronar shtetasin Albert Doku, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike, të llojit cannabis sattiva, e cila ishte fshehur në 10 baleta me dru zjarri, ku pas peshimit të saj rezultoi se pesha totale ishte 983 kg e 845 gram, së bashku me amballazhin. Policia bëri sekuestrimin e kamionit me targë TR 8201 R dhe trailer me targë TR 1681T, 4 aparateve celular dhe një sasie prej 2.150 Euro.
Gjithashtu policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22, i K. Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/