Droga në trailerin e druve, pse secila pako kishte nga një...

Droga në trailerin e druve, pse secila pako kishte nga një letër bixhozi brenda

72
0
Shares

Policia ka zbuluar skemen se si do te behej dorezimi i mallit për secilin nga katër blerësit e saj të cilët ishin që të katër në Milano.

Letra e bixhozit të vendosura mbi cdo pako të kanabisit shërbenin për të identifikuar blerësin apo personin që do te merrte lenden narkotike. Me ane te figurave të letrave, trafikantët shqiptar kishin ndarë edhe sasinë e drogës, ashtu sikurse ishte porositur më herët nga grupi tjetër kriminal.

Secila prej letrave e ndryshme nga njëra tjetra, i përkiste një blerësi, i cili në momentin e tërheqjes së drogës, duhet të mbante në dorë edhe letrën identifikuese , në ketë rast, spathin, karron, maçin apo kubin.

Vetëm në këtë mënyrë do të identifikoheshin porositësit nga grupi tjetër i trafikantëve të cilët do të mundësinin dërgimin e drogës deri në destinacion. Si në një lojë pokeri, trafikantët do ta kishin më lehtë të shkëmbenin porosinë, kundrejt vlerës monetare të përcaktuar më herët, pa ngatërruar blerësin. Ngarkesa me nje ton kanbis sativa u bllokua ne nje kamion mbremjen e se dieles gjate operacionit antidroge “Poker” ne vijen e dyte te portit te Durresit.abc neës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY