Pavarësisht se KLD nuk e ka ndaluar kthimin e Ina Ramës në gjyqësor, gjykata administrative e Apelit ka vendosur që ajo të rikthehet në gjyqësor.
Konflikti mes KLD dhe Ish-kryeprokurores lidhje me faktin se në cilën gjykatë duhet të kthehej dhe se kthimi i saj kushtëzohej ndërkaq edhe me një vend të lirë në gjykatën përkatëse.
Por Gjykata e Apelit ka rrëzuar një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë duke përcaktuar me këtë rast edhe llojin e gjykatës ku ajo do të punojë.
Pas këtij vendimi Ish-kryeprokurorja Ina Rama duhet të rikthehet në postin e Gjyqtares se Apelit nëse KLD nuk do ta cojë vendimin e sotëm në Gjykatën e Lartë.
Sipas diapozitivit te dhëne nga Gjykata, vendimi kërkon nga KLD-ja t’i propozoje Presidentit te Republikës emërimin e Rames ne Gjykatën e Apelit ne Tiranës, post te cilin ajo e ka mbajtur para se te emërohej ne krye te Prokurorisë se Përgjithshme.
Vendimet e Apelit administrativ ka kohë që janë konform perceptimit të qeverisë për cështje të ndryshme. Kjo gjykatë kontribuon në rritjen e cështjeve që fitohen nga qeveria kundrejt individëve në shifra të padëgjuara dhe aspak normale për një gjykatë të pavarur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/