MODA E RE E PROKURIMEVE/Edhe Ilir Beqja një tender tjetër me “leasing”

MODA E RE E PROKURIMEVE/Edhe Ilir Beqja një tender tjetër me “leasing”

82
0
Shares

kaldaja ministria qera

Ne foto, faksimile e lajmerimit per tender

Qeveria nuk i ndahet tenderave për qera dhe jo blerje. Para tri ditësh një tjetër tender me “leasing” është zhvilluar nga qeveria, kësaj here nga ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për marrjen me qera të dy kaldajave të tipit “pellet” që do të përdoren për ngrohje në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ish-senatoriumi i cili ndodhet në Sauk të Tiranës.

Cmimi i qerasë për një vit është 2.6 milionë lekë të reja për një vit pa llogaritur edhe tvsh.

Nuk kuptohet leverdia ekonomike e qeverisë për të marrë me qera pajisje të cilat nëse do të bliheshin njëherë e mirë do të kishin të paktën 3 vjet garanci, pra shërbim mirëmbajtje falas.

Kaldajat e zgjedhura janë ndër më cilësoret dhe konsiderohet se kohëzgjatja e tyre mund të shkojë deri në 25 vjet. Cmimi varion për madhësi të ndryshme por është i krahasueshëm me vlerën e qerasë për katër vite.

Qeveria ka lajmëruar para pak kohësh një tjetër tender me qera ose “leasing” për blerjen e një numri makinash luksoze, por sipas llogarive një mënyrë e tillë nuk ishte ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY