Policia e Kryeqytetit në vazhdimësi të Planit Operacional për kapjen e personave në kërkim si edhe kontrolleve të vazhdueshme në automjete e lokale, ne bashkepunim me FNSH-ne dhe Forcen Operacionale “Shqiponja” si edhe me Komisariatet nr.1, nr.2, nr.3 dhe nr.4 si edhe Qarkullimi Rrugor, arrestuan në flagrancë 8 shtetas, si edhe shoqëruan 41 shtetas për verifikime. Gjithashtu per verifikime u shoqeruan ne mjesidet e Policise edhe disa automjete me targa te huaja.
Këta shtetas akuzohen për veprat penale për : “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”, “Përshtatjes se ambinteve për përdorim droge”, “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”
Sot është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1-Klajd Mullaxhia, lindur në Tiranë, 29 vjeç, banues në Tiranë,
2-Ervis Xhakolli, lindur në Skrapar, 28 vjeç, banues ne Tirane,
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi në vendin e quajtur rruga “Dritan Hoxha”, më datë 25.10.201, nga kontrolli i bërë nga shërbimet e Repartit “Shqiponja” Tiranë, këtyre shtetasve i janë gjetur respektivisht, dy qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Canabis Sattiva”.
Shtetasit kanë qënë në levizje me automjetin Linkoln me targa AA284LG.
Po sot nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1-Alfred Ndoj, 36 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë
2- Ervin Cara, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë,
3-Maksim Beça, 25 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë
4-Marjol Guri, 26 vjeç lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë.
5-Artur Zhuleku, 39 vjeç, lindur në Cërrik dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve Narkotike”,
Arrestimi i këtre shtetasve u bë pasi më datë 25.10.2015 në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët, se tek lokali (Cub-i) që ndodhet në rrugën “5 Maji” shpërndahej dhe konsumohej lënde narkotike të llojit kokainë. Nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në ambintet e brendëshme dhe të jashtëme të këtij lokali ka rezultuar se në një nga dhomat e këtij lokali që shërbenin për personelin ku ndodheshin shtetasit Maksim Beça, Marjol Guri dhe Artur Zhuleku është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 1.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”. Gjithashtu nga kontrolli janë gjetur dy pjata të nxira ku në siperfaqe ka mbetje lënde narkotike e dyshuar “Kokainë”. U sekuestruan gjithashtu 5 telefona celularë.
Në të njëjtën ditë u kryen veprimet proceduriale si dhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” të parashikuar nga neni 279/2 i Kodit Penal i shtetasit:
1-Xhulion Qesja, 21 vjeç, banues në Krujë,
Arrestimi u bë më datë 25.10.2015, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë në bulevardin “Zogu i I”, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip BMË me targa AA 804 FV, i cili drejtohej nga ky shtetas, janë gjetur një përforcues grushti (dorezë) si dhe një thikë me hapje me gjatësi të përgjithshme 20.5 cm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/