Një person ka vrarë sot me shpatë një mësuese dhe një nxënës në qytezën Trollhattan në Suedi.
Përpara se të kryente sulmin autori i masakrës postoi një foto i maskuar me të zeza.
Personi në fjalë u qëllua më pas për vdekje nga policia suedeze. Policia tha se ai ishte vetëm 21-vjeçar. Dëshmitarët në vendngjarje e përshkruan si të tmerrshme skenën.
Shumë nxënës të tjerë u panë që të largoheshin duke thirrur për ndihmë në momentin që ndodhi sulmi. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje në shkollën Kronan, dhe qëlloi të dyshuarin. Ndërkohë, sipas burimeve të BBC, dy nxënës të tjerë të moshave 11 dhe 15 janë dërguar në spital të plagosur rëndë.
Policia kërkoi në shtëpinë e të dyshuarit, dhe ka zbuluar se ai ishte një fanatik naziskin. Edhe veshja ishte një imitim e nazistëve të Luftës së Dytë Botërore.
Një nxënëse tregoi se autori i masakrës iu afrua klasës me nxënës dhe mësuesja i tha të largohej pasi po frikësonte nxënësit. Ai më pas e goditi mësuesen me shpatë disa herë dhe më pas qëlloi edhe dy nxënës të tjerë, teksa po përpiqej të largohej.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/