Ka mbetur e vdekur vajza 1 vjeçare pasi është qëlluar me armën e gjahut nga vëllai i saj 4 vjeçar. Vëllai 4-vjeçar ka plagosur me çifte motrën e vogël, vetëm 1-vjeç. E mitura është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagës së rëndë në kokë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Jalë dhe nga hetimet e para rezulton të ketë qenë aksidentale. Dy fëmijët kanë qenë bashkë me njëri-tjetrin, në kohën që më i madhi ka pasur në dorë një çifte që babai i tyre e kishte nxjerr për ta pastruar. Ngjarja ka ndodhur në banesën e Gëzim Karafilaj, rreth orës 21:54 në Jalë të Himarës, prindrit kanë qënë prezentë në banesë kur ka ndodhur ngjarja. Shërbimet e Policisë janë afruar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se: ‘Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit: G. Karafilaj, midis fëmijëve të tij të mitur, ku vëllai me iniciale: G.K., 4 vjeç, ka plagosur aksidentalisht me armë gjah, motrën e tij me iniciale: A.K., 1 vjce’- njofton policia.
Policia, grupi i ekspertëve ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha veprimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/