Mandati i Mark Frrokut zemëron edhe PE: Po ngadalësohet dekriminalizimi

Mandati i Mark Frrokut zemëron edhe PE: Po ngadalësohet dekriminalizimi

49
0
Shares

Deputetë të Parlamentit Evropian kanë reaguar lidhur me ruajtjen e mandatit të Mark Frrokut nga mazhoranca në Shqipëri. Eduard Kukan, një ndër deputetët evropianë më me përvojë dhe njohje të madhe të Shqipërisë tha se nuk duhet të lejojmë që çështja e dekriminalizimit të harrohet.

“Duam shumë që Shqipëria të ketë një datë për hapjen e negociatave, por së pari duhet zgjidhur çështja e dekriminalizimit. Jemi informuar së fundmi edhe për çështjen e mandatit të zotit Frroku. Ka si gjithnjë përpjekje për të gjetur justifikime për ngadalësimin e proçesit. Kjo vërtet është e keqe. Nëse çështja e dekriminalizimit zgjidhet do të jetë në të mirë të qeverisë, së opozitës, të të gjithë politikës shqiptare. Kjo pasi, nëse ky problem vazhdon, atëherë ne do gjendemi vazhdimisht para rasteve të politikanëve me të dhëna kriminale. Duhet t’i jepet fund një herë e mirë. Politika shqiptare duhet të pastrohet. Ne po përgatitemi për një insiativë të re dhe duam të jemi shume konkretë”, deklaroi Kukan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY