KLSH LETËR METËS/ Komision i posaçëm për padinë ndaj Gjiknurit, seancë debati...

KLSH LETËR METËS/ Komision i posaçëm për padinë ndaj Gjiknurit, seancë debati në Parlament

43
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit u ka dërguar një letër zyrtare ditën e sotme kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe krerëve të grupeve parlamentare ku rekomandohet ngritja e një komisioni të posaçëm ekspertësh.
Sipas KLSH, ky komision duhet të shqyrtojë raportin e auditimit të ushtruar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Në këtë komision, Kontrolli i Lartë i Shtetit shprehet i gatshëm të raportojë në lidhje me auditimin dhe rezultatet në përfundim të tij.
klsh_10Ndërkaq, në këtë letër, KLSH paraqet edhe një kërkesë për një seancë të posaçme parlamentare, lidhur me auditimin dhe padinë e ngritur ndaj ministrit Damian Gjiknuri. Nga ky auditimi të realizuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë ka rezultuar se nga marrëveshja me CEZ i është shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 479 milionë euro.
Letra e KLSH u është drejtuar, veç kryeparlamentari Ilir Meta edhe, Petrit Vasilit, Edi Palokës, Gramoz Ruçit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY