Janë arrestuar 17 persona anëtarë të një bande e specializuar në grabitje banesash në Itali. Policia italiane e qytetit të Xhenovas ka arrestuar në mëngjesin e sotëm 17 persona. 16 nga personat e arrestuar janë shqiptarë e 1 është nënshtetas italian. Banda kishte qëndrën në Rajonin e Ligurias e vepronte dhe në rajone të tjera në Veri të Italisë.
Sipas Policisë italiane kjo organizatë kriminale kishte kryer të paktën 73 vjedhje në qytetet e Gjenovas, Savona, Alessandria e Piaenza.
Ndaj 10 prej 16 personave të arrestuar është ekzekutuar urdhëri i arrestit me burg, 6 të tjerët hetohen në gjendje të lirë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/