Fleckenstein: Pa reformë në drejtësi dhe dekriminalizimin nuk ka progres

Fleckenstein: Pa reformë në drejtësi dhe dekriminalizimin nuk ka progres

50
0
Shares

Pa reformën në drejtësi nuk mund të ketë progres të vendit.
Këtë e ka bërë të qartë në Tiranë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein në takimet që ka zhvilluar me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe ministrin Saimir Tahiri.
Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein, i shoqëruar nga ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, është takuar me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Theksi është vënë tek procesi i dekriminalizimit ku kreu i Kuvendit Ilir Meta shprehu angazhimin për përfundimin sa më shpejt të këtij procesi.
Kjo sipas Metës do ti hapë rrugë fokusimit të plotë në reformën e sistemit të drejtësisë, për të cilën kreu i kuvendit kërkon gjithë-përfshirje dhe qëndrueshmëri.
Nga ana e tij Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein u shpreh se Parlamenti Evropian e vlerëson progresin e Shqipërisë dhe mbetet në pritje të Progres Raportit të Komisionit Europian. Ai cilësoi thelbësore reformën në drejtësi, pa të cilën nuk mund të ketë progres të vendit.
Eurodeputeti Fleckenstein është takuar edhe me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryefjalë e bisedimeve ka qenë lufta ndaj narkotrafikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY