Edi Rama nuk ia var, Paskal Milo kërcënon

Edi Rama nuk ia var, Paskal Milo kërcënon

77
0
Shares

Partia Demokracia Sociale duket se do të rishohë marrëdhëniet me Partinë Socialist në zgjedhjet që pritet të mbahen në vitin 2017.
“Do të rishikojmë marrëdhënien me PS-në në zgjedhjet e viti 2017”.
Deklaratën e dha kreu i kësaj force politike Paskal Milo në një intervistë për Report TV.
Ai tha se prej muajsh ka marrëdhënie të ngrira me kryeministrin Edi Rama, dhe se është i pakënaqur prej tij.
“Me zotin Rama kam muaj pa i dhënë dorën jo më të komunikoj. Është një stil marrëdhëniesh i çuditshëm, zoti Rama gjen kohë që të harxhojë kohë të tëra edhe me një sportdashës por nuk gjen kohë të harxhojë me një koleg partner që ka ndarë me të për vite të tëra lufte përpjekje serioze në opozitë dhe për më tepër që i kam ofruar të drejtën dhe nuk ka respektuar marrëveshjen”, u shpreh Milo.
Ankesa dhe kërcënimi i Paskla Milos, është asgjë më shumë se sa një ripërsëritje e të njëjtave artikulime që ai prej muajsh bën sa herë i jepet mundësia të gjendet para ndonjë mikrofoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY