Dy të rinj nga Guinea e Afrikës ndalohen në Rinas, shenjë e...

Dy të rinj nga Guinea e Afrikës ndalohen në Rinas, shenjë e stuhisë së azilantëve

131
0
Shares

Janë vetëm dy azilantë afrikanë që kanë hyrë në Shqipëri sot dhe janë arrestuar në Rinas. Por shenja se stuhia e azilantëve po afron jepet edhe vetëm me dy të tillë. Dy azilantët ishin nga Guinea, dhe mbanin pasaporta të falsifikuara.

Sipas njoftimit të policisë, ty ndaluarit janë Alpha Oumar Barry , 20 vjeç dhe Thierno Madjou Bah 25 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas janë paraqitur në hyrje ne Republikës së Shqipërisë dhe udhëtonin në kategorinë i zakonshëm Stamboll-Rinas me linjë ajrore.

Dy shtetasit e mësipërm kanë paraqitur viza shqiptare të falsifikuara si dhe leje qëndrimi belge të falsifikuara.

Të dy shtetasit e mësipërm kanë deklaruar se me anë të njohjeve të tyre familjare ose miqësore janë lidhur me një person që jeton në shtetin e Malit në qytetin e Bamakos i cili u ka siguruar dokumentet e mësipërme kundrejt pagesës 2.000 dhe 400 euro. Këta shtetas kishin si destinacion final shtetin e Gjermanisë me tendencën e kërkimit te azilit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY