Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Miratimi marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropiani shënon përfundimin e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe hap rrugë për nënshkrimin e MSA-së me 27 tetor në Strasburg.
MSA parasheh themelimin e marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimin Evropian dhe paraqet hapin e parë formal drejt anëtarësimit të plotë në BE.“Miratimi i sotëm i MSA-së nga Këshilli i BE është moment historik për Kosovën, dhe hap faqen e re drejt qëllimit përfundimtar të anëtarësimit të Kosovës në BE. Të gjitha institucionet kanë punuar jashtëzakonisht shumë për të ardhur në ditën e sotme. Procesi negociator për MSA ka filluar në vitin 2013 dhe dëshiroj të falënderoj të gjitha institucionet shtetërore për punën e tyre gjatë negocimit të MSA-së, si dhe partnerët tonë ndërkombëtar për përkrahjen e ofruar“, tha ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku. MSA përmban 597 faqe, në X tituj, VII anekse dhe 5 protokolle. Ministria për Integrim Evropian ka bërë të gjitha përgatitjet ligjore për nënshkrimin e MSA-së dhe procedimin e mëtutjeshëm për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/