Të ndarë mes dy Koreve, bashkëshortët takohen pas 65 vjetësh

Të ndarë mes dy Koreve, bashkëshortët takohen pas 65 vjetësh

51
0
Shares

Takohen pas 65 vitesh dy bashkëshortët e ndarë nga ndarja e Kores. 85 vjeçja LeeSoon Kuy, kishte jetuar me bashkëshortin e saj vetëm 7 muaj dhe më pas lufta e vitit 1950 mes dy Koreve bëri që ata të ndahen.

Ajo jetoi në Korenë Jugore kurse burri i saj, në Korenë Veriore. Takimi i tyre u mundësua pasi shtetet kanë rënë në ujdi që familjarët e ndarë të takohen të paktën për 12 orë, citon NYT.

Gruaja kishte menduar që burri i kishte vdekur në luftë dhe kishte mbajtur zi dhe e vetme rriti djalin e tyre, tani 65 vjeçar.

Vitin e kaluar kur shtetet lejuan që familjarët të takohen, ajo kuptoi që burri i saj ishte gjallë dhe se po kërkonte të takohej me të. LeeSoon Kuy thotë se për 1 vit ka qenë duke e menduar vazhdimisht takimin me bashkëshortin qe kishte 6 dekada pa e parë.

Po kështu edhe djali 65 vjeçar takoi për herë të parë babanë e tij. Ky takim 12 orësh mund të jetë i vetmi për këtë familje të cilët u ndanë përsëri.

Ndërkaq më shumë se 66 mijë qytetarë po presin të takohen me familjarët e tyre të ndarë në dy Koret.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY